English Shqip

Galeria

Tryeza e rrumbullakët - Riintegrimi social-ekonomik i të kthyerve nga Suedia në shoqërinë kosovare

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës dhe Kryqin e Kuq Suedez, ka organizuar tryezën e rrumbullakët e cila është mbajtur me 27 mars 2014 në Hotel Sirius në Prishtinë.

Në këtë tryezë u diskutua rreth migrimit dhe të kthyerve në Kosovë, ngritjen e vetëdijes së institucioneve dhe akterëve tjerë lidhur me aktivitetet e Kryqit të Kuq të Kosovës (KKK) për përkrahje të të kthyerëve të rrezikuar dhe të ndërtohet bashkëpunimi me insitucione për t’i përkrahur të kthyerit në të ardhmen.

Pjesëmarrës të tryezës ishin edhe përfaqësues nga pushteti lokal, institucioneve qeveritare të cilët merren me të njëjtën qështje dhe përfaqësues nga UNICEF-i.

Si rezultat i këtij takimi dolën edhe rekomandimet për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të të gjithë akterëve në mënyrë që të kthyerit ta kenë më të lehtë riatdhesimin.

Trajnimi \"Komunikimi me Publikun\"

Kryqi i Kuq i Kosovës, me përkrahjen financiare të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ka organizuar trajnimin dy ditor me temën “Komunikimi me Publikun”.

Në trajnim kanë marrë pjesë të gjithë Sekeretarët e degëve të KKK, Zyrtarët e Komunikimit dhe Koordinatorët nga Zyra Kryesore.

Temat e trajnimit kanë qenë kryesisht; njohuri për shkathtësitë e komunikimit me publikun, mënyra më praktike e shkruarjes së një komunikate për shtyp, qasja ndaj donatorëve e tema të tjera në interes të përfitimit të audiencës së përgjithshme dhe promovimit të aktiviteteve të Kryqit të Kuq të Kosovës.

Trajnimi është mbajtur me datën 25 dhe 26 mars 2014.

Takim pune për Edukimin Shëndetësor të Familjes (ESHF)

Janë mbajtur 6 takime me trajnerët vullnetar të ESHF-së dhe me Sekretarët e degëve të KKK. Numri i përgjithshëm i trajnerëve të ESHF-së është 127.
Qëllimi i takimeve ishte shkëmbimi i përvojave në metodologjinë e punës gjatë mbajtjes së kurseve të ESHF-së dhe gjatë vizitave edukative shtëpiake.

Ministri Agani dhe shefja e UNICEF-it në Kosovë, vizituan kursin e ESHF

Ministri Agani dhe shefja e UNICEF-it në Kosovë, vizituan kursin e ESHF

Trajnimi i Anëtarëve të kryesis

Rreziku nga minat

Shoku Shokut

Fushata për parandalimin e keqpërdorimit të Emblemës

Emblema_Fushata_dhjetor_2010

Banesat Sociale në Plemetin

asdf

sdf