English Shqip

Lajmet » Gjakovë

Edhe nxënësit ndihmojnë

Muaji tetor i njohur për Kryqin e Kuq të Kosovës si “Solidariteti në vepër“, në komunën e Gjakovës arriti të mobilizoj jo vetëm vullnetarët e degës por edhe popullatën në përgjithësi e sidomos nxënësit e shkollave fillore.


Ishin këta nxënës nga disa shkolla fillore të cilët u mobilizuan duke sjellë gjësende të ndryshme në degën e Kryqit të Kuq në Gjakovë.


Ata dukeshin shumë të gëzuar dhe të entuziazmuar që në mënyrën e vet janë duke ju ndihmuar familjeve me gjendje të rëndë ekonomike, numri i të cilave fatkeqësisht nuk është i vogël.


Përndryshe në Gjakovë, vullnetarët e Kryqit të Kuq janë duke vazhduar me “solidaritetin në vepër” edhe gjatë muajit nëntor, duke shpresuar që njerëzit të vazhdojnë të ndihmojnë për ata që nuk kanë! 

T'i ndihmojmë të tjerët

Disa nxënës të klasave të teta të shkollës fillore “Mazllom Këpuska”, kanë bërë një projekt me titull "T'i ndihmojmë të tjerët", ku kane grumbulluar ndihma si: veshmbathje, gjera ushqimore dhe higjienike. Këto ndihma janë dedikuar për 5 familje me gjendje të rëndë sociale. Për këtë aktivitet ka lajmëruar edhe “Syri Vizion".

Këta nxënës së bashku me kujdestaren e klasës e vizituan Kryqin e Kuq, degën në Gjakovë, ku u njoftuan për Lëvizjen e Kryqit të Kuq dhe aktivitetet e Kryqit të Kuq të Kosovës.

Nxënësit u ndan të kënaqur me punën dhe aktivitetet tona dhe ne i përgëzuam ata për ndjenjën e tyre humane për ti ndihmuar ata që kanë nevojë.

 

Gjakovë, 19 mars 2012

Të mobilizuar për të ndihmuar në këto ditë me borë

Si pasojë e reshjeve të pandërprera të borës, Gjakova po ballafaqohet me vështirësira të mëdha. Kryqi i Kuq i Ksosovës dega në Gjakovë, stafi dhe vullnetarët janë  mobilizuar për t'iu ndihmuar nevojtarëve duke punuar edhe ditëve të vikendit.


Kryqi i Kuq i Kosovës dega në Gjakovë ka bashkëpunuar me Drejtorinë për Emergjenca dhe me Kuvendin Komunal për ti ndihmuar banorët e fshatrave të bllokuara nga bora.

Nga Kuvendi Komunal është kërkuar lista e nevojtarëve , me të cilën janë ndihmuar 462 familje. Gjithashtu 50 familje janë ndihmuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës dega në Gjakovë. Ndihmat nga KKK kanë qenë në ushqim, pako higjienike dhe batanija.

Projekt për Edukimin Shëndetësor për minoritetin RAE

OSBE në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës dega në Gjakovë dhe me përkrahjen zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, kanë implementuar një projekt njëditor për Edukimin Shëndetësor.


Projekti u implementua me datën 10 nëntor 2011, në fshatin Netice i cili është i banuar me minoritetin RAE.


Ligjërueset e Edukimit Shëndetësor trajtuan temat si: higjiena personale, higjiena shtëpiake, e ushqimit dhe e ambientit. Ndërsa për vaksinim dhe sëmundje të ndryshme  ligjëruan mjekët e Mjekësisë Familjare të Cermjanit.


Pjesëmarrësit u përkrahën me veshmbathje dhe ushqim për fëmijë nga Kryqi i Kuq i Kosovës ndërsa nga OSBE u përkrahën me nga një pako higjienike.