English Shqip

Lajmet

Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega në Shtime

26.10.2018

“Reagimi emergjent dhe shpëtimi në nivel Lokal – Shtime 2018”

Sot rreth orës 13:30, u simulua një reagim emergjent në rrugët, “Tahir Sinani” në hyrje të Shtimes dhe rruga “William Voker” në hyrje të Shtimes. Ngjarja e simuluar, skenari parashihte një termet dhe ku në një objekt ka shpërthyer zjarr dhe në brendi gjendej një përson i lenduar, jeta e të cilit ishte në rrezik, është alarmuar Policia e Kosovës, njësiti për intervenim të shpejtë pranë FSK-së, Ekipi i Mjekëve, Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Kryqi i Kuq i Kosovës. Qyetarët e komunës së Shtimes patën rastin të shikojnë nga afër këtë simulim të reagimit emergjent, ndërsa ky ishte një organizim dhe bashkëpunim i mirë i të gjitha hallkave të sigurisë që duhet aktivizuar në situata emergjente.