English Shqip

Lajmet

Kryqi i Kuq i Kosovës- Dega Viti

19.12.2018

Nxënësitë dhe stafi i Gjimnazit "Kuvendi i Lezhës në Viti kanë përkrahur aktivitetin tradicional "Muaji i Solidaritetit" duke grumbulluar veshmbathje dhe gjëra ushqimore e higjienike. Me moton "Pak nga ne, e shumë për dikë" nxënësit kanë treguar zemërgjerësinë për të ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre në nevojë.
Shpërndarja është realizuar bashkë me nxënësit dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq-Dega në Viti dhe nga ky aktivitet janë ndihmuar 21 familje nevojtare.

Kryqi i Kuq i Kosovës-Dega Viti.