English Shqip

Lajmet

Kryqi i Kuq i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në partneritet me UNFPA

25.06.2018

Kryqi i Kuq i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në partneritet me UNFPA, është duke mbajtur trajnime për profesionistët shëndetësor të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare - QKMF në 10 komuna: Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Podujevë, Kamenicë,Vushtrri, Obiliq dhe Fushë Kosovë.

Qëllimi i trajnimeve është ngritja e kapaciteteve të QKMF për ofrim të shërbimeve për shëndet riprodhues në raste të fatkeqësive. Trajnimet janë në kuadër të Projektit MISP apo Pako Minimale e Shërbimeve Fillestare të Shërbimeve për Shëndet Seksual dhe Riprodhues (SHSR) dhe deri në fund të vitit do të trajnohen mbi 200 profesionistë shëndetësor.