English Shqip

Lajmet

Kryqi i Kuq i Kosovës / Red Cross of Kosova

25.04.2017

21 Prill 2017

Kampin e Karabinierëve në Prishtinë e vizitoi Komandanti Gjeneral i Karabinierëve Gen. C.A. Tullio Del Sette. Me këtë rast prezent ishin edhe Kryetari i Kryqit të Kuq të Kosovës Prof.dr. Adem Nura dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Agron Humolli. Në shenjë falënderimi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe përkrahje popullit të Kosovës, Kryetari i Kryqit të Kuq të Kosovës ndau Medaljen e Artë për Gjeneralin Tullio Del Sette dhe Kampin e Karabinierëve në Prishtinë.
Gjenerali i Karabinierëve Tullio Del Sette ka përcjellë mirënjohje dhe falënderime për bashkëpunim dhe punën e shenjtë që bën Kryqi i Kuq i Kosovës, dhe me këtë rast ndau Pllakat.