English Shqip

Lajmet

"Mendo për shëndetin, Le duhanin" - Dita botërore pa duhan 31 Maj 2018

25.06.2018

Me rastin e “Ditës Botërore Pa duhan 31 Maj 2018” Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Prishtinë organizoi dy lloje të aktiviteteve me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për dëmet që sjell konsumimi i duhanit.

Në aktivitetin e parë u mbajtën ligjërata vetëdijësuse në disa shkolla fillore të Prishtinës, ku rezultati më i mirë i këtyre ligjëratave ishte ndërprerja e konsumimit të duhanit nga një profesoreshë e cila edhe pse konsumonte duhanin për një kohë pranoi se nuk kishe njohuri të mjaftueshme se çfarë pasoja mund të ketë konsumimi i duhanit.

Në aktivitetin e dytë vullnetarët e Kryqit të Kuq bënë këmbimin e mollëve me cigare në qytetin e Prishtinës, ku poashtu hasëm në raste konkrete që vendosën të heqin dorë nga konsumimi i duhanit pikërisht në ditën botërore pa duhan.

Falënderojmë të gjithë vullnetarët që morën pjesë në këto aktivitete dhe të gjithë ata që bënë të mundur zhvillimin e këtij aktiviteti.