English Shqip

Lajmet » Prizren

Projekti ?Femijet ne Veshtiresi?

Kryqi i Kuq i Kosoves në bashkëpinim me MASHT-in ka filluar realizimin e Projektit “Fëmijët në Vështirësi” në tri shkolla fillore ( “Haziz Tola”, “Fatmir Berisha”, “Fadil Hisari”) në komunën e Prizrenit.

Qëllimi i këtij projekti është realzimi i mësimit intenziv për fëmijët e kl-VI-VII dhe VIII të cilët kanë vështirësi në mësim dhe që janë në rrezik për të braktisur shkollën.

Për këtë projekt janë zgjedhur arsimtarët adekuat të cilët do të realizojnë mësimin vetëm me nxënësit e përfshirë në projekt dhe numri i këtyre nxënësve për një klasë është 25.

Projekti perkrahet nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe ka filluar të implementohet që nga data 15.01.2013.

Përveq mësimit të rregullt që zhvillohet në këto klasa, vullnetarët e Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Prizren, organizojnë edhe aktivitete të lira me qëllim të stimulimit për tu angazhuar në mësim.

Dita Ndërkombëtare e Tokës

Në kuadër të realizimit te projektit të Javës Ekologjike, Drejtoria e Shërbimeve Publike - Sektori i mjedisit në Prizren,  si çdo vit, edhe këtë vit ka organizuar aktivitete për pastrimin e mjedisit nga mbeturinat sipërfaqësore, vetëdijesimin dhe sensibilizimin për shënimin i Javës Ekologjike, ne bashkëpunim me entet arsimore dhe shëndetësore, Kryqin e Kuq të Kosovës dhe shumë organizata qeveritare dhe joqeveritare. Gjatë këtij aktiviteti u bë pastrimi i disa mjediseve në Prizren si dhe mbjellja e luleve dhe gjelbërimi në disa vende. 

 

Në këto aktivitete të Javës Ekologjike, Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega në Prizren edhe sivjet mori pjesë me një numër të madh të vullnetarëve.

 

22 prill 2012