English Shqip

Programet

Edukimi për Rrezikun nga Minat

 
Kryqi i Kuq i Kosovës, përmes programit të Edukimit për Rrezikun nga Minat (ERM) bën vetëdijësimin e popullatës për rrezikun që paraqesin minat dhe mjetet e pashpërthyera, të mbetura nga lufta në Kosovë. 
Kjo bëhet në forma të ndryshme me ligjërata në shkolla, prezantime për grupe të ndryshme të popullatës, ekspozita që organizohen në shkolla dhe në ambiente të hapura dhe biseda të thjeshta. 
Këto aktivitete realizohen nga zyrtarët e Komunikimit të KKK-së dhe një numri të madh të vullnetarëve të programit të cilët jetojnë në zonat e afektuara me mina dhe mjete të pashpërthyera të cilët informojnë për raste të ndryshme në lidhje me minat nga këto zona.