English Shqip

Programet

Menaxhimi i Fatkeqësive

Trajnime të ndryshme në kuadër të programit Menaxhimi i Fatkeqësive

Kryqi i Kuq i Kosovës, në kuadër të programit për Menaxhimin e Fatkeqësive ka organizuar disa trajnime të ndryshme nga muaji mars deri në qershor.

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të KKK, me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme - Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave janë mbajtur këto trajnime:


Trajnimi tre ditor “Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarreve”

Datat: 14,15,16 mars 2012

Pjesemarres ishin stafi dhe vullnetarët nga degët e KKK: Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Lipjan, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan. Gjithsejt 10 pjesëmarrës.


Trajnimi pesë ditor: “Bazat e Menaxhimit Emergjent”

Datat: 26,27,28,29,30 mars, 2012 

Pjesemarres ishin sekretarët nga degët e KKK: Prishtinë,Kamenicë, Suharekë, Drenas,  Ferizaj, Prizren, Gjilan, Lipjan, Pejë, Mitrovicë, Dragash, Gjakovë. Gjithsejt 12 pjesëmarrës.


Trajnimi katër ditor: “Vlerësimi i rrezikut, Plani Kontingjent

Datat: 17,18,19,20 prill, 2012

Pjesemarres ishin sekretarët nga degët e KKK: Prishtinë, Suharekë, Drenas,  Ferizaj, Prizren, Gjilan, Lipjan, Dragash, Viti. Gjithsejt 9 pjesëmarrës.


Trajnimi katër ditor: Planifikimi Emergjent”

Datat: 11, 12, 13, 14 dhe 15 qershor 2012 

Pjesemarrës ishin sekretarët nga degët e KKK: Prishtinë, Suharekë, Drenas,  Pejë, Prizren, Gjilan, Lipjan, Dragash, Mitrovicë, Kamenicë. Gjithsejt 12 pjesëmarrës.


Trajnimet u mbajtën në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri. Ligjërues ishin instruktorë nga AME.