English Shqip

Programet

Edukimi shëndetësor

KKK do të ngritë vetëdijesimin e popullatës për çështjet shëndetësore përmes rrjetit të vullnetarëve. Të gjitha aktivitetet e KKK në këtë fushë do të bëhen në bashkëpunim të
vazhdueshëm me institucionet relevante. Edukimi shëndetësor familjar (amësia e sigurt, shëndeti reproduktiv, kujdesi antenatal, zhvillimi dhe kujdesi për fëmijët, të ushqyerit, roli i prindërve në rritjen e fëmijëve, imunizimi, dhuna në familje, abuzimi me substanca narkotike, çështjet dhe sëmundjet aktuale lidhur me sanitacionin dhe kërcënimet epidemike dhe ambientale, IST dhe HIV dhe AIDS janë fushat të cilat do të trajtohen me promovimin dhe edukimin shëndetësor.