English Shqip

Programet

Shërbimi i Kërkimit

U shënua “30 Gushti” Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur

Kryqi i i Kuq i Kosovës së bashku me Komisionin Qeveritar për Personat e Pagjetur, Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të zhdukurve të Kosovës, Shoqatat e familjarëve të të Pagjeturve, Komisioni Ndërkombtëar për Persona të Pagjetur dhe Komiteti Nderkombëtar i Kryqit të Kuq shënoi këtë ditë me disa aktivitete.

Qëllimi i shënimit të kësaj dite ishte sensibilizimi i institucioneve dhe të gjithë mekanizmave për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Kryqi i Kuq i Kosovës me vullnetar nga degët Prishinë dhe Podujevë ishte i pranishëm me qëllim të përkrahjes morale dhe shpërndau ujë të pijes për familjarë.

Kjo ditë u shënua me këto aktivitete:

Me 24.08.2012, në Mitrovicë u mbajt një tryezë e rrumbullakët.

Me 29.08.2012, u vizituan familjarë të Personave të Pagjetur në Komunën e Lipjanit dhe Kacanikut.

Shënimi qendror i kësaj dite u mbajtë para ndërtesës së Kuvendit  të Kosovës me fjalime rasti dhe vurjen e gurthemelit për fotot e personave të zhdukur në Kosovë si dhe performancë nga OJQ “Nisma ime”.



(Rivendosja e Lidhjeve Familjare)

Shërbimi i Kërkimit ndihmon në Rivendosjen e Lidhjeve Familjare të ndara si rrjedhojë e një konflikti të armatosur, fatkeqësie natyrore apo emigracionit.