English Shqip

Programet

Ndihma e parë

KKK përmes vullnetarëve do të ofrojë aftësimin e popullatës për Ndihmën e Parë (NP). Vullnetarët që do të ofrojnë këto aftësime të Ndihmës së Parë janë ligjëruesit e trajnuar dhe të licencuar për ofrim te shërbimeve të tilla. Rrjeti i këtyre vullnetarëve do të jetë në gjendje gatishmërie të ofrojë ndihmën e pare edhe në raste të fatkeqësive. KKK në vazhdimësi do të bëjë ngritjen e kapacitetit të vullnetarëve të KKK për ofrimin e ndihmës së parë për popullatë,për kandidatë për patentë shofer, për kompani,fabrika, etj. KKK ofron ndihmën e parë popullatës edhe në raste të fatkeqësive si dhe bën organizimin e simulimeve në situata të fatkeqësive me partnerët.