English Shqip

Programet

Mirëqenia Sociale

Gjendja serioze e situatës sociale-ekonomike në Kosovë është theksuar në studimin e Bankës Botërore për varfërinë, i cili tregon se 45% e popullatës në Kosovë është e varfër, me 18% të tjerë të rrezikuar nga varfëria dhe 14 % e popullatës janë në varfëri të skajshme. Kjo përqindje e varfërisë është shumë e lartë krahasuar me vendet fqinje dhe fatkeqësisht nuk ka ndryshuar për një kohë të gjatë. Në vitin 2009, prej 48.1% e popullatës që përbënë fuqinë punëtore, vetëm 26.4% janë të punësuar3. KKK, në kuadër të programit të Mirëqenies Sociale, përpiqet të ofrojë shërbime për grupet më të rrezikuara të popullatës. Megjithatë, për të siguruar ndihmë të tillë, KKK në vazhdimësi kërkon mundësi për përkrahje në vend dhe jashtë vendit.

Programi i Mirëqenies Sociale i KKK ka në plan të vazhdojë ofrimin e ndihmës themelore për më të rrezikuarit. Aktivitetet do të përfshijnë sigurimin dhe shpërndarjen e artikujve ushqimor dhe jo ushqimor, shërbime sociale si kujdesi shtëpiak, përkrahja psiko-sociale, përfshirja aktive e nevojtarëve në procesin e tejkalimit të problemeve me të cilat ata (përfshirë edhe të kthyerit) ballafaqohen. Përkrahje psiko-sociale i ofrohet edhe populates së rrezikuar në raste të fatkeqësive.