English Shqip

Programet

Rinia dhe vullnetarët

Vullnetarët paraqesin fuqinë kryesore të KKK, ofrojnë dinamizëm, drejtim dhe zhvillim të shoqatës kombëtare. Numri më i madh i vullnetarëve në KKK është rini që reflekton përqindjen e popullatës në Kosovë. KKK ka për qëllim ruajtjen e vullnetarëve ekzistues si dhe rekrutimin e vullnetarëve të rinj që do të kontribuojnë në zhvillimin e aktiviteteve për të lehtësuar vuajtjet e më të rrezikuarve. Për t’u arritur ky qëllim, KKK do të angazhohet në ndërtimin e kapacitetit dhe sistemit për menaxhimin dhe mbështetjen e vullnetarëve.

KKK gjithashtu do të bëjë këmbimin e përvojave dhe njohurisë së vullnetarëve të rinisë në KKK me vullnetarët në Shoqatat tjera Kombëtare si dhe organizatat tjera të të rinjve.