English Shqip

Lajmet

"Punë dore për humanitet"

17.08.2018

Me datën 10 Gusht 2018 u mbajt aktiviteti “Punë dore për humanitet” nga Rinia e Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega në Prishtinë.

Në këtë aktivitet vullnetarë e Kryqit të Kuq punuan kartolina prej letre, çanta prej letre, parakord, varse për çelësa, rruza dore. Nga shitja e këtyre produkteve u mblodhën 404 euro të cilat do të dedikohen për familjet në nevojë.

Aktiviteti u mirëprit nga qytetarët dhe u cilësua si i suksesshëm pasi qe u shiten mbi 95 % të produkteve prodhuara, dhe si i tillë do të përsëritet së shpejti prapë.