English Shqip

Lajmet

Solidariteti në Vepër

26.10.2018

Kryqi i Kuq i Kosovës edhe këtë vit do të realizojë aktivitetin tradicional “Solidariteti në vepër”

Qëllimi i realizimit të këtij aktiviteti tradicional është që ta ndihmoj popullatën nevojtare.

Aksioni zhvillohet nga data: 01- 31 Tetor 2018, dhe do të jetë gjithë popullor.

Kryqi i Kuq i Kosovës çdo ditë të punës e ka solidaritet, por këtë muaj intensifikohen aktivitetet me qëllim të grumbullimit të ndihmave me të cilat do të ndihmohen familjet nevojtare gjatë stinës së dimrit. 
Për këtë kohë, qytetarët mund të ofrojnë: ushqime, higjienë, veshmbathje, shtrojë e mbuloje, mjete financiare e të tjera.

Ndihmat mund të grumbullohen në të gjitha degët e Kryqit të Kuq.