English Shqip

Lajmet » Suharekë

I digjet shtëpia pjesërisht - ndihmohet familja në Studençan

 

Familjes së Shefki (Mahmut) Krasniqit nga Studençani, i është djegur një pjesë e shtëpisë si pasojë e një defekti në instalimin elektrik. Kjo ka ndodhur me datën 4 mars 2013 rreth ores 15:00.

Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Suharekë, pas njoftimit për rastin nga njësia e zjarrëfikësve, ka dal në vend të ngjarjes dhe e ka bërë vlerësimin e nevojave.

Me këtë rast Sekretari i degës ka vlerësuar se dëmet janë të konsiderueshme sepse nga zjarri dhe tymi janë dëmtuar edhe ato pak rezerva ushqimore, orenditë, veshmbathjet etj.

Kësaj familje, si ndihmë e menjëhershme nga Kryqi i Kuq dega në Suharekë, i ipen dy dyshek, katër batanije, një pako makarona dhe një sasi e veshmbathjeve, të gjitha këto nga rezervat e degës.

Familja e dëmtuar është 6 anëtarëshe, me gjendje jo të mirë materiale, pa asnjë të punësuar dhe që dy vite nuk merr ndihma sociale, gjithashtu e shoqja është me probleme shëndetësore që nga koha e luftës.