English Shqip

Lajmet

Vizita në Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

19.12.2018

Vullnetarët e Zyrës së Rinisë së Kryqit të Kuq të Kosovës - Prishtinë, vizituan Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë.

Në këtë vizitë vullnetarët patën mundësinë të shoqërohen me banorët e këtij institucioni si dhe të dëgjojnë përvojat e tyre jetësore. Nga ana e të moshuarve kjo vizitë u prit mjaft mirë me shpresë që do të kenë vizita me të shpeshta.

Vizita u financua nga paratë e mbledhura nga anëtarësimi i qytetarëve.