Rreth nesh

Home / Rreth nesh

HISTORIA E LËVIZJES SË KRYQIT TË KUQ

Lindja e një lëvizjeje humanitare

Më 24 qershor 1859, në rrethinën e Solferinos, qytezë në veri të Italisë, ballafaqohen trupat Austriake kundër armatës së Aleancës së përbashkët Franceze dhe Italiane. Kjo do të jetë beteja e fundit për pavarësi dhe aty fillon përzënia e Austriakëve nga Italia e Veriut; kur u vjen në ndihmë perandori francez, Napoleoni III-të në Itali.
Shpërtheu një betejë e përgjakshme që zgjati 15 orë dhe la në fushëbetejë 40 000 të plagosur dhe të vdekur.
Aty gjendeshin vetem disa mjekë, të cilët bënin çmos me pak mjete që kishin të ju vinin në ndihmë të plagosurve. Një tregëtar i ri Gjenevas i quajtur Henry Dynant që gjindet aty rastësisht si dëshmitar i ngjarjes, fillon të organizoj ndihmën për këta të plagosur duke ftuar edhe popullatën të ndihmoj. Me t’u kthyer në Gjenevë i ndjekur nga ajo që kishte pare, në vitin 1862 ai e shkruan librin “Një kujtim nga Solferino”, libër i cili hyri në analet e historiesë njerëzore. Në libër ai cekë nevojën e madhe të përforcimit të personelit sanitar të ushtrisë në kohë lufte, e cila gjë do të arrihej permes shoqatave të ndihmës që do ti aftësonin vullnetarët në kohë paqeje. Ai gjithashtu kërkon të shkruhet një Konventë Ndërkombëtare që garanton mbrojtjen e viktimave të luftës. Henry Dunant boton librin e tij në 400 ekzemplar dhe ua dërgon personaliteteve të rëndësishme dhe miqve të tijë. Ideve të Dunantit iu bashkangjitën edhe katër qytetarë të Gjenevës: Gjenerali Guillaume, Henry Dufour, juristi Gustav Moynier, kirurgu i luftës Louis Appia dhe mjeku Theodore Maunoir, kështu që me 17 shkurt 1863 ata formojnë “Komitetin Ndërkombëtar për Ndihmë të Plagosurve”. Ky ndryshe quhet “Komiteti i të Pestëve” i cili më vonë fillon ti propagandoj idetë e tijë në tërë botën. Duke iu përgjigjur thirrjes së Komitetit Ndërkombëtar, në tetor të vitit 1863 në Gjenevë mblidhen 36 përfaqësues nga 16 shtete të cilët mbajnë një kongres. Në Asamblenë e këtij Kongresi merren dhjetë vendime dhe paraqiten tri kërkesa: që në çdo vend të formohet një “Komitet Kombëtar për Ndihmë të Plagosurve” dhe si kusht themelor kërkon që ti ketë shërbimet sanitare, vullnetarët dhe të plagosurit të jenë të mbrojtur, dmth të deklaruar si “neutralë” ose “të paprekshëm”.
Asambleja merr për simbol mbrojtës dhe njohës Kryqin e Kuq mbi një pëlhurë të bardhë dhe kështu lind Kryqi i Kuq. Sot në botë kemi 186 Shoqata Kombëtare të Kryqit të Kuq ose të Gjysmëhënës së Kuqe.

Histori e shkurt

Që nga viti 1908, edhe në Kosovë u shfaq idea e parë për themelimin e Kryqit të Kuq dhe kjo ide erdhi nga një Hoxhë dhe një Prift nga Gjilani. Mirëpo situata politike e asaj kohe nuk lejoj themelimin e saj.
Më 1945 – u bë themelimi i KKK-së në Prizren, në rrethana tejet dramatike sociale dhe shëndetësore për popullin e Kosovës. Me gjithsejt 9 mjek dhe 40 punëtor shëndetësor që përpiqeshin me rreth 100.000 të sëmur nga malaria, 20.000 të sëmurë nga tifoja e shumë sëmundje të tjera. Po në këtë vit, Kryqi i Kuq i Kosovës hap shkollën e parë për infermiere në Pej&eumlMë 1947 – selia e KKK-së kalon nga Prizreni në Prishtinë dhe vazhdon veprimtarinë e vet humanitare. 
Në vitin 1991 – qeveria dhe parlamenti serb me një vendim arbitrar suspendojnë Kryqin e Kuq të Kosovës. Si pasojë largohen të gjithë punëtorët shqiptar, dhe mbesin vetëm ata serb. Në Kosovë formohet një kryq i kuq njënacional serb për interesa të popullatës serbe duke përjashtuar 92 % të popullatës tjetë
Më 15 Tetor 1992  – Kryesia e Kryqit të Kuq të Kosovës vendosi ta vazhdoj veprimtarinë e vet me strukturë të njëjtë por pa serb të cilët nuk shprehën gadishmëri të kyqen në këtë organizatë. Kjo  nuk ishte organizatë e re por ishte vazhdim i punës aty ku kishim mbetur  por tani me kushte të punës dhe të veprimit shumë të rënda, jashtë lokaleve tona dhe nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të policisë serbe. 
Më 1994 – mbahet Kuvendi zgjedhor i KKK-së në të cilin delegatët zgjedhin kryesinë dhe kryetarin. 
Prej vitit 1994 deri ne fillim të luftës në Shkurt të vitit 1998, Kryqi i Kuq i Kosovës bëri shumë punë dhe tërë veprimtarinë e vet e zhvilloj në baza vullnetare pa ndonjë kompenzim duke u bazuar në donatorët vendorë dhe në mënyrë simbolike në ata të huaj. Në Kosovë ndodhi më e keqja lufta, KKK si gjithmonë edhe këtë herë u vu në shërbim të popullit duke ju ofruar ndihmë mjekësore, përkujdesje ndaj të përvuajturëve, të zhvendosurve, foshnjave, fëmijëve, pleqëve, invalidëve dhe të plagosurve. Gjatë luftës u maltretuan shumë aktivist humanitar, u arrestuan e u burgosën, e çështë më e keqja shumë prej tyre edhe u vranë. 
Sot Kryqi i Kuq i Kosovës numëron më shumë se 5000 vullnetarë. 
Pas luftës personeli i KKK-së u kthye në lokalet e veta, me infrastrukturë të shkatërruar, vazhdoj punën dhe mbajti Kuvendin e parë zgjedhor të pasluftës. Përveç organeve të duhura, në këtë Kuvend u zgjodh Kryetari i Nderit i Kryqit të Kuq të Kosovës, Z. TAHIR JAHA – veteran i KKK-së.

7 PARIMET THEMELORE TË LËVIZJES SË KRYQIT TË KUQ DHE GJYSMËHËNËS SË KUQE

Të ndihmosh të tjerët nuk është një punë, është një thirrje.

  • HUMANIZMI

    Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq/Gjysmëhënës së Kuqe u krijua për të siguruar ndihmë pa dallim për të plagosurit në fushë betejë. Ajo përpiqet në çdo rrethanë të parandalojë dhe të lehtësojë vuajtjet e njerëzve kudo që janë. Ajo synon mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të njeriut si dhe të siguroj respektin për qënjen njerëzore.

  • PAANËSIA

    Lëvizja nuk bën asnjë dallim për arsye kombësie, race, feje, gjëndje shoqërore apo përkatësie politike.

  • NEUTRALITETI

    Me qëllim që të ketë gjithnjë besimin e të gjithëve, Lëvizja i shmanget pjesëmarrjes në armiqësitë dhe në çfarëdo polemike me karakter politik, racial, fetar apo ideologjik.

  • UNITETI

    Në një vend mund të ketë vetëm një Shoqatë të Kryqit të Kuq ose të Gjysmëhënës së Kuqe. Ajo duhet të jetë e hapur për të gjithë dhe të shtrijë veprimin e sajë humanitar në tërë territorin.

  • PAVARËSIA

    Lëvizja është e pavarur. Është ndihmëse e pushteteve publike në veprimtaritë e tyre humanitare, por e ruan autonominë për veprim sipas parimeve të Lëvizjes

  • VULLNETARIZMI

    Ajo është një Lëvizje që jep ndihmë vullnetare dhe pa interes.

  • UNIVERSALITETI

    Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq/Gjysmëhënës së Kuqe, në gjirin e së cilës të gjitha shoqatat kanë të drejta të barabarta dhe detyrën të ndihmojnë njëra tjetrën, është e përbotshme.