English Shqip

Lajmet » Kamenicë

Humanizmi i qytetarëve të Kamenicës vazhdon

Muajve të fundit është shtuar solidariteti tek qytetarët e Kamenicës. Fitim Gagica,  në emer të babait të tij Azem Gagica, dhuroj 20 pako ushqimore në vlerë prej 300 € për familjet skamnore, në komunën e Kamenicës.

Pakot ushqimore,  me asistencë të villnetarëve të degës së Kryqit të Kuq, u shpërndan   për këto familje duke i selektuar ato me gjendje më të rënda. Rexhep Morina, sekretar i Kryqit të Kuq në Kamenicë ka thënë se Fitim Gagiza, pronar i “Hotel Jehona”, çdo muaj dhuron ndihma ne degën e Kryqit të Kuq  për tju ndihmuar familjeve me gjendje të rëndë  ekonomike në mënyrë që tu lehtësohet jeta skamnorëve. Ai shton se këtë muaj këtij humanisti iu bashkangjit edhe Haki  XH.  Morina qytetar i fshatiti Topanice, përkosisht i punësuar në Zvicer  i cili dhuroi 200 Franga zvicrane për familjet me gjendje të rëndë ekonomike e të cilat priten të shëndrrohen në dhjetë pako ushimore.

Në emër të deges dhe familjeve me nevojë i falënderoj donatorët e Kryqit të Kuq, të cilët për  çdo ditë   po shtohen në të mirë të familjeve skamnore. Shpresojmë se edhe në të ardhmen do të bashkëngjiten donator të ri të cilët janë shumë të nevojshëm për tu dalë në  ndihmë shumë familjeve skamnore të cilat janë të regjistruara në degën tonë, ka thënë Z. Morina sekretar i degës. Sipas Morinës dega e Kryqit të Kuq në Kamenicë aktualisht mban të regjistruara afër 638 familje me kushte të rënda ekonomike.

Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Kamenicë shpërndau ndihma

Vullnetarët e Degës së KK në Kamenicë kanë bërë shpërndarjen e ndihmave, kryesisht ushqimore, në disa fshatra të komunës së Kamenicës për familjet me gjendje të rendë sociale.

Këto ndihma janë siguruar nga donatorët vendor të cilët i falenderojmë për gatishmërinë dhe vullnetin për të ndihmuar këto familje nevojtare.

Ndihmohen 170 familje me pako ushqimore dhe miell

Në Kamenicë, gjatë “muajit të solidaritetit” janë grumbulluar të mira materiale dhe më pas janë ndihmuar 170 familje me pako ushqimore e miell. Rexhep Morina, sekretar i Kryqit të Kuq në Kamenicë, thot se numri i nevojtarëve është i madh, ndërkohë që jo të gjitha bizneset tregohen solidar. 

Ne në regjistrat tonë kemi të evidentuar 618 familje që presin ndihmën e donatorëve të komunës. Po mos të ishin pronaret e hotel “Jehonës” Fitim Gagica, Haliti SM, Driloni’, Supermarket “Goni” Interdiskonti, V.Boroci e disa donator tjerë ne gjatë këtij muaji do të dështonim, do të thotë nuk do të mundeshim ti ndihmojmë këto familje të cilat pritnin ndihmën tonë”.

Respekt i veçantë për të gjithë ata që mendojnë dhe kujdesen për familjet me gjendje të rënd ekonomike, mirëpo ndihemi shumë të prekur për shumë biznese se fare nuk kontribuojnë në ruajtjen e dinjitetit njerëzor tek familjet e vartura. 

Ne apelojmë te të gjitha bizneset e komunës që të kontribuojnë me mundësitë e veta që kanë, me qëllim që familjet e vartura të ndihmohen. Dimri është në prag dhe shumë familje ankohen se nuk kanë mundësi ta sigurojnë bukën, nuk kanë dru për ngrohje, nuk kanë shporet, ju pikon shtëpia e shumë probleme tjera ekzistenciale.


02 Nëntor 2012

Donatorë të ndryshëm ndihmojnë familjet nevojtare


Duke ju falenderuar njerëzve të vullnetit të mirë në komunën e Kamenicës, shumë familje me gjendje të rëndë ekonomike kanë përfituar ndihma dhe janë gëzuar për festen e Bajramit.

Dega e Kryqit të Kuq në Kamenicë duke ju falenderuar donatorëve dhe vullnetarëve të cilët bënë shpërndarjen e ndihmave kanë ndihmuar174 familje me 950 anëtarë me gjera ushqimore dhe miell.


Donatorët:

  1. Hotel Jehona me pronar Fitim Gagica nga Kamenica.
  2. Qendra Tregtare ETC-dega ne Kamenicë
  3. Tefik Sulejmani nga Topanica
  4. Muhamet Dërvishi nga Koretini
  5. Isa Sulejmani nga Topanica
  6. NTP “Goni” nga Kamenica
  7. NTP “Driloni” nga Kamenica
  8. Rexhep Morina nga Topanica
  9. Ramadan Demiri nga Gjilani
  10. Gëzim Ramabaja nga Kamenica
  11. Qebaptorja “Dafina” në Crep.

U ndihmuan familjet që pësuan nga bora

U ndihmuan 77 familje nga donacioni i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysëmhënës së Kuqe i cili u nda me rastin e bllokimit nga bora e madhe.

Edhe përkundër vështirësive të mëdha që po hasin në terren, vullnetarët e Kryqit të Kuq të degës së Kamenicës kanë bërë shpërndarjen e ndihmave për këto familje.

Nga lista e familjeve që do të marrin këto ndihma kane mbetur edhe 213 sosh  të cilat nuk kanë përfituar ende  për shkak të vëshëirsive që po hasim në terren nga bora e madhe që po bie në vazhdimësi dhe e cila po e pamundëson qarkullimin e vullnetarëve tanë deri tek këto familje, e që me përmirsimin e kushteve atmosferike do të filloj edhe shpërndarja e ndihmave tjera.

Dega e kryqit te kuq në Kamenicë shprehet mirnjohëse ndaj Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të cilët ndihmuan këto familje, e poashtu falënderon vullnetarët e Kryqit të Kuq të cilët po ndihmojnë në vazhdimësi në shpërndarjen e këtyre ndihmave tejet të nevojshme për banorët e viseve malore të komunës së Kamenicës. 


Kamenicë 26.01.2012          

Ndihmohen 13 familje që u dëmtuan nga reshjet e borës dhe erërat e forta

Kryqi i Kuq, dega në Kamenicë ka ndihmuar 13 familje të fshatrave të komunës së Kamenicës, të cilat pësuan dëme materiale nga reshjet e mëdha të borës dhe erërat e forta.

Familjet e  prekura  janë   ndihmuar  me dyshek dhe batanije.

Më së shumti  dëme ka pasur në fshatrat; Tugjec, Poliqkë, Velegllavë, Kranidell, Zajqec, Sfircë, Meshinë, Rahovicë si dhe në shumë disa fshatra tjera të komunës.

 

Kamenicë. 10 janar 2012