HISTORIKU I KRYQIT TË KUQ TË KOSOVËS
Kryqi i Kuq i Kosovës u themelua në vitin 1945 me seli në Prizren, e cila pas dy viteve u bart në Prishtinë, kapacitetet e Kryqit të Kuq në atë kohë ishin mjaft të vogla me gjithsejtë 9 mjek dhe 40 punëtor shëndetësor ndërsa gjendja në teren ishte mjaft dramatike nga të prekurit nga Tifoja dhe Malaria. Nevoja për trajtim të popullatës e shtyu Kryqin e Kuq të hapë shkollën e parë për infermiere në Pejë.
Nga viti 1945 deri në vitin 1998 Kryqi i Kuq i Kosovës vazhdon punën e vet me vështirësi të mëdha qoftë nga kapacitetet ashtu edhe nga rrethanat politike të krijuara nga sistemi i atëhershëm qeverisës i periudhave të ndryshme. Pas luftës së fundit të Kryqi i Kuq i Kosovës vazhdon punën dhe mbanë kuvendin e parë zgjedhor të pasluftës në të cilin u zgjodhën organet drejtuese të Kryqit të Kuq të Kosovës.
Në vitin 2010 në parlamentin e Republikës së Kosovës aprovohen dy ligje për Kryqin e Kuq të
Kosovës: Ligji për Kryqin e Kuq të Kosovës (Nr. 03/L-179) dhe Ligj për përdorimin dhe mbrojtjen e
emblemës të Kryqit të Kuq, emblemave të tjera dalluese dhe sinjaleve (Nr. 03/l-180)
Sot Kryqi i Kuq i Kosovës, është e vetmja Shoqatë Kombëtare në Republikën e Kosovës e cila zhvillon programe dhe veprimtari brenda kornizave të përcaktuara me ligjin e lartcekur, rregullave dhe rregulloreve të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Republika e Kosovës e njeh Kryqin e Kuq të Kosovës si Shoqatë Kombëtare autonome e cila punon për të
mirën publike, si ndihmëse e autoriteteve të angazhuara në sferën humanitare. Kryqi i Kuq i Kosovës respekton dhe udhëhiqet në veprimtarinë e vet nga Parimet Themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq/Gjysmëhënës së Kuqe dhe të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare. Veprimtaria kryesore e Shoqatës Kombëtare udhëhiqet nga parimi i ofrimit të ndihmës për popullatën më të cenueshme, pa ndonjë dallim.