PARIMET THEMELORE TË LËVIZJES NDËRKOMBËTARE SË KRYQIT TË KUQ DHE TË GJYSMËHËNES SË KUQE

Parimet Themelore janë shprehje e vlerave dhe praktikave të Lëvizjes së Kryqit te Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.  Ato jane zhvilluar bazuar në përvojën e Lëvizjes për t’iu përgjigjur vuajtjeve dhe nevojave të shekullit të kaluar. Parimet Themelore janë njëherazi, funksionale dhe frymëzuese. Ato shërbejnë edhe si udhërrëfyes për veprim dhe njëkohësisht, edhe si identitet dhe qëllim i përbashkët i Lëvizjes.

Humaniteti
Paanësia ​
Neutraliteti​

Lëvizja e Kryqit të Kuq/Gjysmëhënës së Kuqe u krijua për të siguruar ndihmë pa dallime për të plagosurit në fushë betejë. Ajo përpiqet në çdo rrethanë të parandalojë dhe të lehtësojë vuajtjet e njerëzve.

Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe u krijua si rezultat i dëshirës që t’iu ndihmohet të plagosurve në fushëbetejë dhe atë pa kurrfarë anësimi si dhe të pengojë dhe lehtësojë vuajtjet e njerëzve gjithmonë kur kjo është e mundur. Qëllimi i Lëvizjes është të mbrojë jetën dhe shëndetin si dhe të respektojë njeriun. Lëvizja jonë promovon mirëkuptim, miqësi, bashkëpunim dhe paqe të përhershme mes të gjithë njerëzve.

Lëvizja nuk bën asnjë dallim për arsye kombësie, race, feje, gjendje shoqërore apo përkatësie politike.

Me qëllim që të ketë gjithnjë besimin e të gjithëve, Lëvizja e K.K./GJ.K. i shmanget pjesëmarrjes në armiqësitë dhe në çfarëdo polemike me karakter politik, racor, fetar apo ideologjik.

Pavarësia​
Vullnetarizmi
Uniteti ​

Lëvizja është e pavarur. Duke qenë ndihmëse e pushteteve publike në veprimtaritë e tyre humanitare dhe duke iu nënshtruar ligjeve të
vendeve përkatëse.

Ajo është një lëvizje që jep ndihmë vullnetare dhe pa interes.

Duhet të ketë veçse një Shoqatë të Kryqit të Kuq ose të Gjysmëhënës së Kuqe në të njëjtin vend. Ajo duhet të jetë e hapur për të gjithë dhe të shtrijë veprimin e saj humanitar në tërë territorin.

Universaliteti

Duhet të ketë veçse një Shoqatë të Kryqit të Kuq ose të Gjysmëhënës së Kuqe në të njëjtin vend. Ajo duhet të jetë e hapur për të gjithë dhe të shtrijë veprimin e saj humanitar në tërë territorin.