Zhvillimi Organizativ

Kryqi i Kuq i Kosovës u ndihmon njerëzve në nevojë dhe i mbështet ata përmes aktiviteteve dhe programeve që e promovojnë vullnetarizmin dhe e respektojnë dinjitetin njerëzor. Për ne ky është moment i përshtatshëm për të reflektuar për rëndësinë strategjike të rolit që e ka zhvillimi organizativ. Duke synuar të jemi pranë njerëzve në nevojë, ne e rrisim ndërgjegjësimin tek të rinjtë për t’i promovuar vlerat humanitare dhe vullnetare. Vendosja e zhvillimit organizativ si prioritet në Kryqin e Kuq të Kosovës e avancon Kryqin e Kuq të Kosovës që ta përmbushë misionin e vet.Duke investuar kohë dhe burime në zhvillimin e anëtarësisë së Kryqit të Kuq në tërë vendin, ne i forcojmë komunitetet duke i pajisur me aftësi dhe njohuri për t’i përballuar sa më lehtë emergjencat dhe sfidat.

Një shoqatë kombëtare e fortë udhëhiqet gjithmonë nga puna në ekip. Strategjia 2030 i ka dhënë shumë më tepër prioritet zhvillimit të burimeve njerëzore në kuadër të qëllimit strategjik I, për të kontribuar në ndërtimin e mëtejshëm të një shoqate kombëtare të fortë për ofrimin e shërbimeve humanitare në mënyrë të qëndrueshme. Aktualisht janë disa prioritete që e sigurojnë ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme, të cilat kanë pasur ndikim më afatgjatë në komunitetet
të cilave u shërbejmë. Kjo përfshin zhvillimin e organeve të zgjedhura vendimmarrëse, mobilizimin e qëndrueshëm të burimeve dhe rritjen e fondeve, menaxhimin financiar, zhvillimin e degëve, rritjen e kapaciteteve të komunikimit, vendosjen e një sistemi të fortë të planifikimit, monitorimit dhe vlerësimit dhe raportimit si dhe forcimin e bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.