KOMUNIKIMI

Qëllimi kryesor i programit të Komunikimit është që një numër sa më i madh i popullatës të përfitoj njohuri për Lëvizjen e Kryqit të Kuq / Gjysmëhënës së Kuqe, Parimet Themelore, Vlerat Humanitare, të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare dhe njëherit të ketë njohuri për Kryqin e Kuq të Kosovës, për aktivitetet që i zhvillon ajo e të cilat janë në dobi të popullatës. Marëdhëniet me publikun të jenë të nivelit të dëshirueshëm, e sidomos me mediat e shkruara dhe elektronike, në mënyrë që e tërë puna jonë të transmetohet realisht tek popullata përmes mediave.