Mirëqenia Sociale

Varfëria si problem kryesor, margjinalizimi, barazia gjinore dhe migrimi janë faktorë të tjerë që kontribuojnë në gjendjen e keqe socio-ekonomike të popullsisë. Jo të gjithë anëtarët e komunitetit përfitojnë nga shërbimet sociale që aplikohen në Kosovë, gjë që krijon një barrë shtesë edhe për Kryqin e Kuq të Kosovës, veçanërisht për grupet më të cenueshme. Grupet më të pafavorizuara të identifikuara përfshijnë gratë, personat e moshuar,
rinjtë, të kthyerit, migrantët dhe refugjatët. Duke marrë parasysh faktorët e përmendur më lart, Kryqi i Kuq i Kosovës angazhohet në ofrimin
e shërbimeve për grupet më të cenueshme të popullatës përmes aktiviteteve të bazuar nëkomunitet.