English Shqip

Programet

Zhvillimi Organizativ

Qëllimi kryesor i KKK është që të sigurojë shërbime kualitative humanitare për popullatën e rrezikuar përmes mobilizimit dhe organizimit të burimeve njerëzore dhe materiale. Kryqi i Kuq i Kosovës, Shoqatë Kombëtare që funksionon mirë, bën përpjekje për ofrimin e shërbimeve më cilësore popullatës më të rrezikuar. Zhvillimi organizativ shërben për fuqizimin e kapacitetit të KKK si në nivel të degëve ashtu edhe në nivel qendror. KKK do të fokusohet në zhvillimin e burimeve njerëzore, mobilizimin e burimeve në të gjitha nivelet (fokus në qëndrueshmëri), zhvillimin e sistemit për planifikim, monitorim, vlerësim dhe raportim.

Theks i veçantë do t’i jepet bashkëpunimit me Shoqatat Kombëtare të KK/GJK, agjensionet ndërkombëtare, institucionet qeveritare dhe OJQ të ndryshme në vend dhe jashtë vendit.