English Shqip

Lajmet » Vushtrri

Ndihma e Parë për fëmijë

Dega e Kryqit të Kuq në Vushtrri ka filluar me mbajtjen e ligjëratave të ndihmës së parë për fëmijë, përkatësisht për nxënësit e shkollave fillore të kësaj komune.

Nxënësit do të marrin njohuri për Kryqin e Kuq të Kosovës në kuadër të programit të komunikimit, për higjienën në kuadër të programit të shëndetësisë dhe njohuri për ndihmën e parë bazike për fëmijë.

Shkolla fillore në Akrashticë ka qenë vendi i parë që është përfshi  në këtë aktivitet me pjesëmarrjen e 223 nxënësve nga klasa e 3-të deri në klasën e 9-të.

 

11 prill 2012

Ndihma nga Islamic Relief

Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Vushtrri, ka shpërndarë nga 6 kg mish për një familje, donacion i Shoqatës Islamic Relief.

Nga kjo ndihmë kanë përfituar 190 familje nevojtare të komunës së Vushtrrisë.

Kategoritë të cilat kanë përfituar nga këto ndihma janë: pleq të vetmuar, gra kryefamiljare dhe rastet e rënda sociale me shumë anëtarë.


Vushtrri, 20.01.2012

Ndihma nga KFORI Slloven

Ndihma të ndryshme si; pako ushqimore, lodra, veshmbathje dhe batanije, u shpërndanë për 12 familje në varfëri ekstreme. Një familje me 12 anëtarë nga fshati Balincë dhe 11 familje nga Vushtrria ishin përfitues të këtyre ndihmave. Shpërndarja u bë nga KFORI Slloven dhe nga Kryqi i Kuq i Kosovës dega në Vushtrri me datën 21.12.2011.