Kryqi i Kuq i Kosovës me përkrahje të Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit, ka përkrahur 232 familje nevojtare

image-135

Kryqi i Kuq i Kosovës me përkrahje të Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit, ka përkrahur 232 familje nevojtare me pako ushqimore gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Familjet përfituese janë nga tërë territori i Republikës së Kosovës.

Përzgjedhja e familjeve përfituese është bërë në bazë të listave të familjeve në nevojë nga Kryqi i Kuq i Kosovës.

Kryqi i Kuq i Kosovës është falënderues ndaj Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj familjeve nevojtare në Kosovë.