500 Persona të moshuar të vetmuar përkrahen nga Kryqi i Kuq i Kosovës

image-92

500 Persona të moshuar të vetmuar përkrahen nga Kryqi i Kuq i Kosovës. Kryqi i Kuq i Kosovës vazhdon me implementimin e projektit “Përkrahje për personat e moshuar të vetmuar dhe pa përkujdesje familjare dhe institucionale”. Gjatë muajit Maj dhe Qershor janë duke u përkrahur 500 persona me pako ushqimore, higjienike dhe artikuj të tjerë në bazë të nevojave të paraqitura nga ata.

Ky projekt vazhdon të përkrahet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) – Misioni në Prishtinë.