19 Gushti – Dita Ndërkombëtare e Humanitetit

image-49

19 Gushti – Dita Ndërkombëtare e Humanitetit, Kryqi i Kuq i Kosovës, uron të gjithë humanistët në ditën e tyre, duke vazhduar punën për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve në nevojë dhe duke tërhequr vëmendjen ndaj tyre.

Edhe sot, Kryqi i Kuq i Kosovës, së bashku me vullnetarë është në teren duke i’u dalë në ndihmë personave në nevojë, duke shënuar këtë ditë me shpresën që vlerat humane dhe vullneti për bamirësi të bëhen virtyt i secilit nga ne!

Për nderë të 19 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Humanitetit, Kryqi i Kuq i Kosovës është duke realizuar aktivitete në nivel vendi me qëllim të kujdesit ndaj personave të ndryshëm dhe promovimit të punës humanitare dhe humanizmit në përgjithësi.