30 Gushti Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur – Ekspozitë me familjarët e personave të zhdukur

5

Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Kryqi i Kuq i Kosovës ka ekspozuar 35 fotografi bardh e zi, të realizuara me familjarët e të zhdukurve, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Pas vizitave të shumta tek familjarët e personave të zhdukur, Kryqi i Kuq i Kosovës ka realizuar fotografi të cilat u publikan me anë të ekspozitës, me datën 30 Gusht 2022.

Në anën tjetër, koordinatorja e Shërbimit të kërkimit në Kryqin e Kuq të Kosovës, Adelina Syla, ka thënë se qëllimi i ekspozimit të këtyre fotografive është të bashkëndjejmë me familjarët e personave të zhdukur.

“Kryqi i Kuq i Kosovës ka realizuar ekspozitën me familjarë të personave të zhdukur, siç e shihni ekspozita përbëhet prej 35 fotografive, të cilat janë bardhë e zi. Qëllimi i fotografive është sensibilizimi me familjarë të personave të zhdukur dhe normal të përçohet një mesazh nga thëniet të cilat i kemi marrë prej familjarëve të personave të zhdukur gjatë vizitave të tyre”, ka thënë ajo.

Fotografitë janë të shoqëruara me thënie që tregojnë atë që po përjetojnë familjarët tash e 23 vjet.

Përveç familjarëve dhe institucioneve vendore nga Qeveria e Kosovës dhe Presidenca, në ekspozitë ishin edhe , Ambasada Franceze në Kosovë dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë, të cilët morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave për të përkujtuar së bashku ata që janë ende të zhdukur në Kosovë edhe dy dekada pas përfundimit të luftës.

Për shkak të intersimit të madh edhe nga ana e qytetarëve, ekspozita u mbajt e hapur dy ditë.