Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të dhënies së Ndihmës së Parë Kryqi i Kuq i Kosovës organizoi Garat e Ndihmës së Parë.

306237974_2119933961526033_6777985960760543742_n

Ekipi i SH.M.M “Dr Ali Sokoli” nga Prishtina fitoi vendin e parë, Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” nga Podujeva vendin e dytë dhe SH.M.L ”Ruzhdi Berisha” nga Dragashi vendin e tretë, në garat e dhënies së ndihmës së parë të organizuara nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe të mbajtura në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kryqi i Kuq i Kosovës, përmes këtyre garave synon ndërgjegjësimin masiv sesi duhet dhënë Ndihma e Parë, në mënyrë që të parandalohen dëmtimet e mëdha dhe të arrihet shpëtimi i jetës.

Kryqi i Kuq i Kosovës, falënderon të gjitha shkollat e Kosovës për bashkëpunim dhe shprehë mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit. Po ashtu gjithë instruktorët dhe punëtorët e vetë që mundësojnë mësimin për reagime në raste emergjente.

Falënderojmë mediat RTK dhe ATV për përcjelljen e aktivitetit.