Ushtrimi MISP 2022, komunikim, koordinim dhe reagim ndërinstitucional

Misp

“Ushtrimi MISP 2022 i realizuar sot me datë 23.09.2022, në Komunën e Ferizajit, me punëtorët shëndetësor, ka testuar institucionet lokale në tri objektiva: Komunikim, Koordinim ndër institucional, dhe Reagim në MISP.

Në ushtrim kanë marrë pjesë këto institucione: Policia e Kosovës, QKMF Ferizaj, Emergjenca Ferizaj, Instituti kombëtar i shëndetit publik regjioni i Ferizajit, dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.

Ushtrimi është përcjellur nga mediat dhe publiku i gjerë dhe gjatë realizimit u monitorua dhe vlerësua nga përfaqësuesist e UNFPA-së të cilët ishin prezent gjatë gjithë kohës së realizimit të ushtrimit”