Kryqi i Kuq i Kosovës, përmbyllë suksesshëm aktivitetin “Cookies Day”

image-6

Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega Lipjan, ka përmbyllur me suksese projektin “Cookies Day”, ku pjesë e këtij aktiviteti ishin vullnetarë por të cilët kanë arritur të ngritim fonde deri një mijë euro.

Ky aktivitet vjen pas trajnimit për “Udhëheqës të Rinisë”, ku Kryqi i Kuq i Kosovës, trajnon vullnetarët e vet nga gjithë territori i Kosovës për ngritjen e fondeve dhe menaxhimin e tyre.

Dega e Lipjanit pas përfundimit të këtij trajnimi ka filluar së zbatuari idenë e vullnetarëve për të përgatitur biskota të cilat janë shitur me çmim simbolik euro. Fillimisht vullnetarët kanë ndarë detyrat, ku disa prej tyre kanë përgatitur biskotat dhe disa të tjerë kanë asistuar në shitje.