Strategjia për komunitet të Qëndrueshëm ndaj Fatkeqësive

strategjia

Kryqi i Kuq i Kosovës ka realizuar ushtrimin e projektit ”Strategjia për komunitet të Qëndrueshëm ndaj Fatkeqësive”, në kuadër të programit të Menaxhimit të Fatkeqësive, përkrahur nga JICA.

Ushtrimi u realizua në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi”, në Batllavë të Podujevës.

Në ushtrim kanë marrë pjesë nxënësit dhe personeli i kësaj shkolle, Zjarrëfikësit, Policia, QKMF-Podujevë dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.

Qëllimi i pjesëmarrjes së autoriteteve lokale ishte rritja e rëndësisë dhe përgjegjësisë së koordinimit dhe komunikimit mes autoriteteve lokale me shkollat për zvogëlimin e rrezikut ndaj fatkeqësive.