Trajnimi tre ditor për “Menaxhimin e Vullnetareve”

image-26

Programi i Rinisë dhe Vullnetarizmit në vazhdimësinë e ngritjes së kapaciteteve ka realizuar trajnimin tre ditor për “Menaxhimin e Vullnetareve” i cili për qëllim kishte rritjen e njohurive dhe shkathtësive për fazat e menaxhimit të vullnetareve por dhe analizën e projekteve në ngritjen e fondeve.

Liderët e rinisë reflektuan mbi sfidat por dhe fuqinë vullnetare në realizimin e projekteve në nivel të Degëve të Kryqit të Kuq.

Trajnimi u mbështet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – Misioni në Prishtinë.