Komuna e Prizrenit premton mbështetje veprimtarisë së Kryqi të Kuq të Kosovës

image-27

Kryetari Komunës së Prizrenit z.Shaqir Totaj priti sot Kryetaren e Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, Sekretarin e Përgjithshëm, Agron Humolli, shefin e misionit të KNKK-së në Prishtinë, Agim Gashi dhe koordinatoren e bashkëpunimit në KNKK, Fikrie Bexheti.

Me këtë rast, u diskutua për aktivitetet që i zhvillon kjo organizatë humanitare dhe shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Kryetari Totaj ri potencoi se Komuna e Prizrenit do t’u qëndrojë afër njerëzve dhe organizatave të vullnetit të mirë në çdo kohë, duke i dhënë mbështetje veprimtarisë humanitare në Komunën e Prizrenit.