Kryqi i Kuq i Kosovës përditëson njohuritë për përdorimin e emblemës dhe rregulloret e komunikimit

313025636_870587961054140_6626074343729085523_n

Në kuadër të Planit të veprimit, të zyrës për komunikim, në Kryqin e Kuq të Kosovës,  me datën 28.10.2022, është mbajtur “Takim me stafin dhe vullnetarët e KKK-së, të kenë njohuri të mira të ligjit dhe rregulloreve të komunikimit (udhëzimet e emblemes dhe ligjin, udhëzimet për mediat sociale etj.)”
Qëllimi i këtij takimi ishte përditësimi i njohurive për përdorimin e emblemës dhe rishikimi i rregullores së komunikimit , si dhe udhëzimet për vullnetarët për rëndësinë e emblemës dhe formën e komunikimit me publikun. Po ashtu takimi ishte formë vlerësimi i kapaciteteve dhe njohurive të stafit dhe vullnetarëve mbi procedurat se si duhet raportuar në rast të keqpërdorimit të emblemës sonë.

Në takim ishin të  ftuar të gjithë sekretarët e Degëve të KKK-së, me nga një vullnetar.

Gjatë takimit u diskutuan edhe mënyrat se si degët selektojnë informacionin për publikun dhe format se si ata i plasojnë në rrjete sociale.