Cikli përfundimtar i projektit “Strategjia për Qëndrueshmërinë e Komunitetit ndaj Fatkeqësive”

image-31

Në ciklin përfundimtar të projektit “Strategjia për Qëndrueshmërinë e Komunitetit ndaj Fatkeqësive”, Kryqi i Kuq i Kosovës në partneritet me JICA Zyrja për Ballkan dhe bashkëpunim me Agjencionin për Menaxhimin e Emergjencave kanë realizuar pesë (5) ushtrime shkollore për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqesitë.

Qëllimi i ushtrimeve ishte vlerësimi i kapaciteteve dhe njohurive të stafit dhe nxënësve të trajnuar në ndihmë të parë, reagimi dhe shuarje ndaj zjarreve, evakuimi dhe procedurat e udhëheqjes së komandes së incidentit nga vetë shkollat pas incidenteve të insekenuara. Në ushtrime morën pjesë Kuvendet Komunale, Drejtoritë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtoritë e Arsimit, Drejtoritë e Shëndetësisë, Policia e Kosovës, Zjarrfikësit, Urgjencat, Qendrat e Mjeksive Familjare, Kryqi i Kuq i Kosovës, Komunitet dhe Mediat.

Ushtimet u mbajtën në
– Sh.F.M.U “Luigj Gurakuqi” Batllavë, Podujevë
– Sh.F.M.U “Zejnel Salihu” Bardh i Madh, Fushë Kosovë.
– Sh.F.M.U “Bafti Haxhiu” Viti
– Sh.F.M.U “Nazim Gafurri”, Prishtinë
– Sh.F.M.U “Jusuf Gervalla” Dumnicë e Poshtme, Vushtrri