Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega Kamenicë së bashku me qytetarët, synonjnë grumbullimin e 15 mijë kilogram miell për familjet skamnore

image-189

Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Kamenicë, ka filluar aksionin humanitar për të siguruar miell të mjaftueshëm për të gjitha familjet nevojtare në këtë komunë.

Aksioni ka gjetur mbështetje të madhe tek bizneset dhe qytetarët e Kamenicës, të cilët kanë siguruar 4 mijë e 500 kilogram miell për familjet nevojtare.

Ndërkohë që Kryqi i Kuq i Kosovës së bashku me qytetarët, pikësynim kanë grumbullimin e 15 mijë kilogram miell për të siguruar bukë në këtë dimër për të gjitha famijlet skamnore në këtë komunë.

Të gjithë ju qytetar e pronar të bizneseve, mundeni të lajmëroheni në numrat e telefonit 044 238 392 dhe 0280 371 213 ose të vizitoni fiikisht zyrën e Kryqit Kuq Dega në Kamenicë, rruga “Nënë Tereza”.

Kryqi i Kuq i Kosovës falenderon të gjithë donatorët për përkrahjen e juaj të pa rezervë në aksionin e Solidaritetit për të siguruar sasinë e nevojshme të miellit për familjet që kanë nevojë për stinën e dimrit.