Fushata “Derë më Derë” – Takime me shoqatat e pensionistëve

383A8163

Kryqi i Kuq i Kosovës mbajti 20 takime me Shoqata të pensionistëve në 30 komuna të Kosovës me qëllim sensibilizimin për vaksinim kundër Covid-19!

Takimet u kryesuan nga profesionist shëndetësor të cilët njoftuan pensionistët për rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese kundër Covid-19, vaksinën sezonale dhe informacione të ndryshme mjekësore sipas nevojave të tyre. Në këto takime morën pjesë 439 të moshuar.

Kjo fushatë mbështetet nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.