Donacion nga Zyra Diplomatike të Belgjikës në Kosovë

383A8781

Me qëllim të ndihmës së familjeve të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë, Zyra Diplomatike të Belgjikës në Kosovë dhuroi një donacion të kompleteve të higjienës femërore.

Gjatë pranim dorëzimit të donacionit prezent ishte edhe Shefi i Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë z. Julien Sassel, së bashku me Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave z. Shefki Abdullahu, Shefin e Zyrës së UNFPA-së Dr. Visare Mujko-Nimani, Koordinatoren e OKB-së për Zhvillim znj. Arnhild Spence dhe Sekretarin Gjeneral të Kryqit të Kuq të Kosovës z. Agron Humolli.

Kryetarja e Kryqit të Kuq të Kosovës, znj. Feride Hyseni, falënderoj z. Julien Sassel për donacionin e dhuruar duke shprehur gatishmërinë e shpërndarjes së këtij donacioni tek familjet e prekura nga vërshimet.