Vizitë nga UNICEF në Kryqin e Kuq të Kosovës – Dega në Skenderaj

383A8550

Përmbytjet e fundit në komunën e Skenderajt kanë shkatërruar shumë shtëpi dhe të mira materiale dhe për rimëkëmbjen e këtyre familjeve nevojitet mbështetje e vazhdueshme.

Në këtë mbështetje UNICEF-i ofroi pako higjienike dhe kuponë për t’i ndihmuar këto familje të plotësojnë nevojat e tyre themelore.

Gjatë shpërndarjes së këtyre pakove dhe kuponëve prezentë ishte edhe shefja e UNICEF-it në Kosovë, znj. Nona Zicherman e shoqëruar nga Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, znj. Arnhild Spence dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura.

Kryetarja e Kryqit të Kuq të Kosovës znj. Feride Hyseni falënderoj përzemërsisht të gjithë donatorët për përkrahjen e familjeve të prekura nga vërshimet e fundit, njëkohësisht edhe Kryetarin e Komunës për bashkëpunimin me degën e Kryqit të Kuq të Kosovës në Skenderaj.