Pako “MISP” aktive në tërë Republikën e Kosovës

MISP 1

Kryqi i Kuq i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në partneritet me UNFPA është duke zbatuar: Pakon Minimale Fillestare e Shërbimeve (MISP) për Shëndet Seksual dhe Riprodhues (SHRS) në gjithë Komunat e Republikës së Kosovës.

Gjatë vitit 2023 projekti do të vazhdojë në tetë (8) komuna:

-Prizren,

-Istog,

-Rahovec,

-Lipjan,

-Skenderaj,

-Vushtrri,

-Kaçanik dhe

-Hani i Elezit.

Me dt. 03 mars 2023 është organizuar takimi informues për Drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat e lartcekura.