Kryqi i Kuq i Kosovës trajnon vullnetarët për vlerësimin e nevojave

383A8838

Pas vërshimeve gjatë Janarit 2023, Kryqi i Kuq i Kosovës në partneritet me UNDP janë duke implementuar projektin për “Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë”. Në kuadër të projektit Vullnetarët e Kryqit të Kuq të Kosovës kanë marrë pjesë në trajnimin për identifikimin dhe vlerësimin e nevojave të familjeve të prekur nga vërshimet.

Në trajnim kanë marrë pjesë vullnetarët nga degët e Kryqit të Kuq të Kosovës në: Mitrovicë, Skenderaj, Istog, Klinë, Gjakovë, Rahovec dhe Podujevë.

Kryqi i Kuq i Kosovës falënderon përzemërsisht UNDP për përkrahjen e këtij projekti.