Kryqi i Kuq i Kosovës vazhdon të mbështes familjet e prekura nga vërshimet e janarit 2023

15

Kryqi i Kuq i Kosovës në partneritet me UNFPA vazhdojnë të mbështesin gratë, nënat lehona, gratë shtatzënë dhe vajzat me gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale të prekura nga vërshimet e fundit.

Përfaqësuesit e KKK, UNFPA dhe Mbretërisë së Belgjikës kanë vizituar nga afër gratë, vajzat dhe nënat lehona në Komunën e Skenderajt duke përfshirë dhe fshatrat Llaushë dhe Tushilë.

Familjet gjate vizitës janë përkrahur me pako dhe peceta higjienike.

Kryqi i Kuq i Kosovës falënderon të gjithë partnerët dhe donatorët për mbështetje të popullit të Kosovës në kohë të vështira.