27 Prilli – Dita e të Zhdukurve të Kosovës

1-1

Kryetarja e Kryqit të Kuq të Kosovës së bashku me shumë të pranishëm të tjerë vendosi lule dhe bëri homazhe pranë memorialit kushtuar Personave të Zhdukur në Kosovë në Prishtinë, për nderë të ditës të zhdukurve në Kosovë.

Aktivitetet në shënimin e kësaj dite u vazhduan duke marrë pjesë në homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq të Kosovës ishin të pranishëm për të ofruar përkrahje psiko sociale për familjarë dhe për të ofruar ujë.