8 Maji – Dita Botërore e Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

9

Kryqi i Kuq i Kosovës shënoi 8 Majin – Ditën Botërore të Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe me aktivitete tradicionale dhe informuese për publikun e gjerë.

Me rastin e kësaj dite u organizuan garat në Ndihmën e Parë në nivel regjional të paraprira me aktivitetin e organizimit dhe realizimit të këtyre garave në nivel lokal.

Gjatë këtyre garave të realizuara në 6 regjione fitues ishin:

  • IAAP “Abdyl Ramaj” – Suharekë
  • IAAP “Fehmi Lladrovci” – Drenas
  • SH.M.M “Dr Ali Sokoli” – Prishtinë
  • SH.M.M “Gjin Gazulli” – Prishtinë
  • SH.M.L “Profesionale” – Shtime
  • Gjimnazi “Ismail Qemali” – Kamenicë
  • SHML e Mjekësisë “Hysni Zajmi” – Gjakovë

Këto ekipe do të morën pjesë në garat e Ndihmës së Parë në nivel Republikan.

Gjatë kësaj dite Kryqi i Kuq i Kosovës bëri promovimin e aktiviteteve tradicionale në media lokale dhe kombëtare  me qëllim të informimit të publikut të gjerë.