Java e Kryqit të Kuq – Garat e Nivelit Republikan në Ndihmën e Parë

383A0809

Me rastin e përfundimit të Javës së Kryqit të Kuq të Kosovës, u organizuan Garat e Ndihmës së Parë në nivel Republikan.

Ekipi i IAAP “Fehmi Lladrovci” nga Drenasi fitoi vendin e parë, IAAP “Abdyl Ramaj” nga Suhareka vendin e dytë dhe Gjimnazi “Ismail Qemali” nga Kamenica vendin e tretë, në garat e dhënies së ndihmës së parë të organizuara nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe të mbajtura në Prishtinë.

Kryqi i Kuq i Kosovës, përmes këtyre garave synon ndërgjegjësimin masiv sesi duhet dhënë Ndihma e Parë, në mënyrë që të parandalohen dëmtimet e mëdha dhe të arrihet shpëtimi i jetës.

Kryqi i Kuq i Kosovës, falënderon të gjitha shkollat e Kosovës për bashkëpunim dhe shprehë mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit.

Po ashtu gjithë Sekretarët, instruktorët dhe vullnetarët që mundësojnë mësimin për reagime në raste emergjente.

Kryqi i Kuq i Kosovës, falënderon përzemërsisht SHMM “Dr. Ali Sokoli” që mundësoj mbajtjen e kësaj garë në ambientet e shkollës.